MODA FILLON ME TEKSTIL
NJË PËRMBLEDHJE E SHKURTË E TEKSTILEVE TË NDRYSHME TË KRIJUARA NGA NJERIU GJATË SHEKULLIT 20-të
Në vitet 1960 u ngrit një pyetje e re: A kemi vërtet nevojë për fibra të reja?
PO - çfarë lloji?
JO - pse jo?
Evolucionit të industrisë së tekstilit i dhanë formë avancimet teknologjike dhe ndryshimi i preferencave të konsumatorëve. Nga praktikat e hershme manuale deri në hyrjen e mekanizimit gjatë Revolucionit Industrial, shpikje të rëndësishme të tilla si makina rrotulluese dhe veku elektrik kanë revolucionarizuar metodat e prodhimit. Shpikja e makines së pambukut luajti një rol kryesor në zgjerimin e industrisë. Globalizimi përshpejtoi më tej prodhimin në rajone ku kosto e punës ishte më e ulët.
Në botën e sotme, koncepti i qëndrueshmërisë vazhdon të nxisë ndryshime në prodhim dhe materiale. Industria përballet me sfida, fillimisht të lidhura me ndikimin mjedisor e poashtu me praktikat e punës. Përmirësimet dhe inovacioni janë iniciativa të vazhdueshme dhe të nevojshme për të adresuar këto çështje. Megjithatë, në të kaluarën, pyetjet rreth qëndrueshmërisë shpesh harroheshin nga konsumerizmi dhe presioni për të përmbushur trendet e kohës. Sidoqoftë, kjo periudhë krijoi gjithashtu disa nga tekstilet më me ndikim në industri. Le të theksojmë disa nga këto materiale.
*Makina rrotulluese - e shpikur gjatë Revolucionit Industrial për tjerrjen e fijeve dhe penjve të shumtë.
*Veku elektrik është makinë elektrike që përdoret për të bërë material nga fijet.
*Makina e pambukut është makinë që ndanë më shpejt fijet e pambukut nga fara.
ZHËRSE / TEKSTIL I THURRUR / TRIKO
Materiali zhërse mund te perfitohet nga pambuku, leshi apo fibrat sintetike.
Historia e materialit zhërse është e lidhur ngushtë me përparimin e teknikave të thurjes dhe prodhimit të tekstilit. Përdorimi inovativ nga Coco Chanel të këtij materiali në dizajnet e saj, transformoi mënyrën se si njerëzit e shihnin dhe vlerësonin këtë material.
Chanel ishte dizajnerja e parë që përdori zhërse, që në atë kohë përdorej për të brendshmet e meshkujve. Zhërse ishte material i thjeshtë, praktik dhe i rehatshëm. Zgjedhja e këtij materiali nga ana e saj ishte një domosdoshmëri, pasi që Lufta e Parë Botërore kishte kufizuar furnizimin e materialeve të shtrenjta.
(1) KNIT VY WAMSUTTA Flocked Matte Jersey- Një përzierje prej 90% acetat 10% najloni
(2) Thurur nga SOPTRA Një zhërse e butë mat - Një poliestër 100% Trevirë
(3) Pëlhurë BY SWIFT MILLS Përzierje me katrore 50% poliester 50% përzierje pambuku
(4) FABRIC BY HORIZON FABRICS Përzierje për të gjitha qëllimet - 75% viskozë dhe 25% najlon, përdoret për pantallona, këmisha, fustane
(1) Thurje nga STEVCOKNIT Shtof i thurrur - thurur dyfish prej 100% pambuk
(2) KNIT BY BLENDS, Inc Thurrje e dyfishtë e hollë - 100% Poliester
( 3 ) KNIT BY B & E MILLS Vintage Xhekard apo Brokadë - 100% poliester
(4) Pëlhurë BY WAMASUTTA Kadife e skulpturuar - material universal 100% pambuk
Në vitin 1960, prodhimi i mëndafshit ishte një proces intensiv i punës që ndoqi metodat tradicionale. Kjo përfshinte ushqyerjen e krimbave të mëndafshit me gjethet e manës, korrjen e larvës, zbutjen e larvës, nxjerrjen me dorë të fijeve të mëndafshit, tjerrjen dhe thurjen e mbarimin e pëlhurës.
Përsëritja e teknikave të prodhimit të mëndafshit nga njerëzit ishte një zhvillim novator pasi në mënyrë efektive i dha fund monopolit të Kinës mbi mëndafshin dhe inkurajoi shkëmbimin kulturor.
Tekstil NGA COLLINS & AIKMAN
Leshi prej fijeve artificiale
I quajtur "Veil- Tail"
Ky material është 100% material prej fijeve artificiale (viskozë) dhe 100% pambuk
Përdoret për pallto, xhaketa, pantallona, jelekë, kapela
Tekstil NGA COHAMA
Lëkurë e kafshës 100% viskozë
Tekstil NGA COHAMA
Kadife transparente
96% material prej fijeve artificiale/ 4% Lurex – një kombinim misterioz
Kamosh i butë
Një përzierje e thurur prej 93% Orlon 7% najloni. Përdoret për bluza, pantallona, fustane dhe turne, etj.
Tekstil nga AVILA
Mëndafsh që frymon
material 100% najloni ciré, që i jep një dimension të ri rrëshqitjes
I butë, i qëndrueshëm, i lehtë. I pershtatshem per bikine, bluza, xhaketa dhe pantallona
Tekstil nga SOPTRA
Flanel (shtof i butë prej leshi apo pambuku)
70% Trevirë 30% viskozë
Bota e materialit denim / xhinseve
1) Xhins origjinal klasik blu
2) Hickory Stripes (të krijaura fillimisht për pantallonat e zdrukthëtarit)
3) Fisher Stripe (i krijuar fillimisht për punëtorët në fabrikën e automobilave Fisher)
4) Palmer Stripe (fillimisht për kominoshe )
5) Expandra (xhins me elasticitet për veshje sportive)
Termi "denim" thuhet se e ka origjinën nga shprehja franceze "serge de Nîmes", e cila i referohej një tekstili të fortë nga qyteti Nimes në Francë. Ky tekstil i ngjanë shumë asaj që ne e njohim tani si xhins. Ushtarët nga Gjenova e Italisë, të quajtur shpesh si "xhinse" nga francezët, i popullarizuan pantallonat, duke i dhënë pseudonimin e tillë. Fillimisht, materiali xhins përdorej si veshje pune për minatorët e fermerët për shkak të qëndrueshmërisë që kishte.
Historia moderne e xhinseve është e lidhur ngushtë me Levi Strauss, i cili i popullarizoi gjatë fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ato zakonisht visheshin nga kaubojët, minatorët dhe punëtorët.
Popullariteti i xhinseve u rrit kur yjet e Hollivudit si James Dean dhe Marlon Brando filluan t'i veshnin ato në filmat e viteve 1950. Kjo ndikoi në simbolikën e xhinseve me rebelimin dhe moskonformitetin rinor.
Në vitet 1960 dhe 1970, xhinset u bënë pjesë e lëvizjes kundërkulturore, e përkrahur nga hipitë dhe të rinjtë që refuzonin normat tradicionale, duke i bërë xhinset një simbol të idealeve anti institucionale dhe qeveritare. Në fund të shekullit të 20-të, xhins u bë element kryesor i modës globale, për çdo moshë e gjini, duke i kaluar kufijtë socio-ekonomikë.
Vitet e fundit, ka pasur një fokus në rritje në prodhimin e qëndrueshëm të xhinseve për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e ujit, ndotjen kimike dhe kushtet e punës në industrinë e xhinseve.
Nga fillimet modeste si pantallona të forta pune e deri në statusin e sotëm si një element i rëndësishem i modës, udhëtimi i xhinseve nëpër histori është një shembull afatgjatë për atraktivitet dhe përshtatshmëri.
(Majtas) Minatorët me xhinse në 1870
(Në mes) James Dean në 1960