Pëgjatë historisë: statusi shoqëror, feja, tradita dhe kultura
Nga mesjeta e deri në ditët e sotme, veshjet e kokës kanë evoluar për të përfaqësuar simbole dhe vlera të ndryshme në shoqëri të ndryshme.
Gjatë kohës mesjetare (shek. 12-15), veshjet e kokës ishin vendimtare për të treguar hierarkinë shoqërore dhe përkushtimin fetar. Gratë fisnike zakonisht mbanin mbulesë dhe vello , të cilat nënkuptonin modesti dhe devotshmëri. Këto mbuleds jo vetëm që tregonin statusin shoqëror, por gjithashtu pasqyronin lidhjen fetare, pasi mbulimi i kokës ishte një simbol i devotshmërisë në doktrinën e krishterë. Gratë me status të lartë vishnin verzione më të ndërlikuara të zbukuruara me pëlhura të bukura dhe qëndisje për të dalluar veten nga shtresat e ulëta.
mbulesa wimple dhe vello mesjetare
Gratë zbukuroheshin me hennins (kapela në formë koni) dhe krespina (kapelë me rrjetë) të mbuluara me bizhuteri dhe dizajne të ndërlikuara.
krespina
Rilindja solli një ndryshim drejt mbajtëseve të kokës më të përpunuar dhe dekorative, duke reflektuar fokusin e epokës në art, bukuri dhe ringjalljen e idealeve klasike. Këto aksesorë shërbyen si simbole të pasurisë dhe sofistikimit dhe mbaheshin gjatë ngjarjeve të rëndësishme shoqërore për të shfaqur qëndrimin dhe shijen e dikujt.
Periudha barok solli veshje të kokës edhe më ekstravagante. Fontange (fontanzh), një mbulesë e lartë e bërë nga dantella, shirita dhe nganjëherë pupla, fitoi popullaritet në mesin e aristokracisë franceze. Këto kapele të përpunuara ishin deklarata të pasurisë dhe fuqisë, shpesh duke sfiduar prakticitetin. Gratë gjithashtu stiluan flokët gjithnjë e më të eksagjeruara, me mbulesat e kokës që shtuan lartësinë dhe madhështinë për të nënvizuar pozicionin e tyre të ngritur shoqëror, një 'trend' që vazhdoi deri në mesin e shekullit të 18-të. Në Francë, ishte Revolucioni Francez që thjeshtoi mënyrën e veshjes, duke kundërshtuar aristokracinë, monarkinë dhe ekstravagancën e popullarizuar nga Marie Antoinette.
Në epokën viktoriane, veshjet e kokës u rikthyen prap, veçanërisht në mesin e klasave të larta. Kapuçët e stolisur me lule, fjongo dhe dantella ishin të njohura me emrin Bonnet. Këto kapele shërbenin për qëllime estetike dhe praktike, duke mbrojtur fytyrën nga dielli dhe duke transmetuar statusin social të gruas. Kapelat për ditë zie të bëra nga krep i zi mbaheshin për të treguar pikëllimin dhe respektin për të ndjerin, duke theksuar kodet e rrepta të veshjes sociale dhe konservatore të epokës.
Fontazh nga fundi i shekullit të 17-të deri në fillimin e shekullit të 18-të dhe mbulesa viktoriane nga shekulli i 19-të
Fillimi i shekullit të 20-të solli ndryshime të rëndësishme në modën e grave, duke përfshirë edhe veshjet e kokës. Kapela cloche, e njohur në vitet 1920, plotësonte modelet e shkurtra të flokëve bob të epokës dhe simbolizonte modernitetin dhe çlirimin. Shiritat e kokës të stolisur me pupla dhe rruza ishin gjithashtu në modë, duke pasqyruar rebelimin rinor dhe kulturën e viteve të njëzeta. Mesi i shekullit të 20-të pa një shumëllojshmëri stilesh të kapelave. Kapela kuti, e popullarizuar nga Jacqueline Kennedy, u bë një simbol i elegancës dhe sofistikimit. Lëvizja hipi e viteve 1960 dhe 70 prezantoi shiritat e kokës dhe kurora me lule, duke simbolizuar një kthim në natyrë dhe një mënyrë jetese me shpirt të lirë.
MODA BASHKËKOHORE
Sot, kapelat ndërthurin traditën me modën bashkëkohore. Sheshirët, shiritat e kokës dhe kapelet janë të njohura në evente si dasma, ceremoni mbretërore, etj, por edhe si dizajne editoriale dhe si element i theksuar ne sfilatat e modës nga brende te ndryshme.
Vlenë të shiqoni:
Philip Treacy
Isabella Blow
Daphne Guiness
Isabella Blow me kapelë Philip Treacy
RËNDËSIA FETARE
Veshjet e kokës në fe të ndryshme shërbejnë si simbole të fuqishme të besimit, modestisë dhe identitetit kulturor. Ato pasqyrojnë besimet dhe praktikat e thella shpirtërore të individëve dhe komuniteteve, duke theksuar rëndësinë e përulësisë, nderimit dhe përkushtimit ndaj parimeve fetare. Qoftë përmes vellove, turbanit, shamisë apo formave të tjera, këto mbulesa të kokës vazhdojnë të luajnë një rol në shprehjen fetare dhe trashëgiminë kulturore.